Nikolle Gjini paralajmëron dy këngë të reja

26 korrik 2021 | 16:02

Këngëtari me prejardhje nga Prizreni, i cili jeton dhe vepron Austri prej 15 vitesh.

Ai është anëtar i Shoqatës Kulturore ArtistikeAgimi”. Ndërsa, këndon në shumë vende të ndryshme evropiane dhe gjetkë, si në Austri, Kroaci, Slloveni, Ceki.

“Unë  poashu këndoj në koncerte të shumta me rastin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, pra çdo herë këndoj këngë të mirëfillta shqiptare dhe jam kategorikisht kundër muzikës talllava. Ndër këngët e mia do të veçoja, këngët kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare, si atë për heroin Gjevat Beisha dhe Kadri Trena, si dhe atë të për heroin e Ballit Kombëtar, Shaban Dema, si dhe tjetrën kushtuar heroit Gjon Marka-Quni, hero po ashtu I Ballit Kombëtar”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka paralajmëruar edhe lansimin e  dy këngëve, e që kanë të bëjnë me luftën e trojeve shqiptare, e që do të përcillen dhe me videoklipe. Gjini këto këngë do t’ua kushtoj luftëtarit të trojeve shqiptare Preng Paci nga Mirëdita, si dhe humanistit Simon Nushi nga Vraqniqi i Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse keni menduar – ose ëndërruar – që të nisni…