
Nimanaj mban takim koordinues me shtabin zgjedhor në Istog: Çdo ditë po afrohemi më shumë me fitoren
07 tetor 2025
| 19:23
Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e PDK-së, Ali Nimanaj, ka mbajtur sonte takim me Shtabin e partisë.
Ai ka shkruar në “Facebook” se çdo ditë po e forcojnë organizimin, çdo ditë po afrohen më shumë me fitoren që po e ndërtojnë së bashku me qytetarët e Istogut.
“Sonte mbajtëm një takim koordinues me shtabin e ekipit fitues, me energji, përkushtim dhe besim të plotë në rrugën që kemi nisur. Çdo ditë po e forcojmë organizimin, çdo ditë po afrohemi më shumë me fitoren që po e ndërtojmë bashkë. Ekip i bashkuar, vizion i qartë, Istogu fiton! #IstoguFiton #PDK191”, ka shkruar Nimanaj në “Facebook”.