
Nimanaj në Suriganë të Istogut: Me këtë përkrahje, fitorja po bëhet e pashmangshme
07 tetor 2025
| 23:12
Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e PDK-së, Ali Nimanaj, ka takuar bankrët e Suriganës.
Ai ka shkruar në ‘Facebook’ se me këtë përkrahje, fitorja po bëhet e pashmangshme.
“Në Suriganë takuam qytetarë që çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë mbështetjen e tyre për programin tonë dhe vizionin për një Istog më të zhvilluar. Me këtë besim dhe përkrahje, fitorja po bëhet e pashmangshme!”, ka shkruar Nimanaj.