
Nimanaj viziton fabrikën “Roalcol”: Bizneset e tilla janë forca e progresit për Istogun
06 tetor 2025
| 20:49
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj ka vizituar biznesin “Roalcol” sh.p.k. në Dobrushë, fabrikën e prodhimit të llaqeve, ngjyrave dhe fasadave.
Nimanaj ka theksuar se biznese të tilla janë forca e progresit dhe bashkë do t’i mbështesim për të ecur përpara.
“Në Dobrushë, vizituam biznesin “Roalcol” sh.p.k., fabrikën e prodhimit të llaqeve, ngjyrave dhe fasadave, ku u pritëm ngrohtësisht nga pronari, z. Gani Osmanaj”.
“Një shembull i sipërmarrjes së suksesshme që po kontribuon në zhvillimin ekonomik të Istogut.
Biznese të tilla janë forca e progresit dhe bashkë do t’i mbështesim për të ecur përpara!”, ka shkruar Nimanaj në “Facebook”.