Nipi i Adem Jasharit, Igballi ftohet nga kombëtarja e Kosovës
04 tetor 2024
| 13:29
Nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Igball Jashari i cili luan për FC Prishtina, është ftuar për herë të parë nga kombëtarja e Kosovës U21.
Sipas informatave, anësori i Prishtinës ka marrë ftesë për ndeshjet e muajit tetor.
“Dardanët” e rinj do të përballen me Poloninë dhe Estoninë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.
Igball Jashari është djali i komandantit të FSK-së, Bashkim Jasharit.