Nipi i Hashim Thaçit kandidat për Kuvendin Komunal të Prishtinës

11 shtator 2025 | 11:44

Albin Thaçi, nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është kandidat për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e PDK-së.

I riu mban numrin 26 në listën e kandidatëve nga dega e PDK-së në Prishtinë.

Abelard Tahiri ka postuar në “Facebook” një fotografi me nipin e Thaçit, për të cilin ka thënë se është trashëgimtar i një tradite të përkushtimit për lirinë dhe të ardhmen e vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sejfullah Sejfullahu nga Krusha e Rahovecit ka publikuar së fundmi…