Nipi i ish-presidentit Thaçi mbështet Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës

04 nëntor 2025 | 11:29

Albion Thaçi, nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar sot se ai dhe familja e tij mbështesin kandidaturën e Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Albion Thaçi shprehet se vendimi i tij është marrë për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.

“Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë”, shkruan Thaçi, duke shtuar falënderimet për votuesit që e kanë mbështetur në garën e tij të parë për Asamble.

Ai ka bërë thirrje për bashkim të qytetarëve për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rodrygo Goes i rezistoi një largimi nga Real Madridi këtë…