Nis edicioni i shtatë i ASMC-s, i organizuar nga KOK-u

06 prill 2026 | 22:58

Ka nisur edicioni i shtatë i kursit të avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 7), i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Akademinë Olimpike.

Edhe këtë vit, interesimi për ndjekjen e kursit ka qenë i madh. Megjithatë, për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, nuk ka qenë e mundur që të gjithë të interesuarit të përfshihen në këtë edicion.

Pjesëmarrësit vijnë nga federata të ndryshme sportive, ndërsa në hapje të kursit, mirëseardhje u uroi drejtori i Akademisë Olimpike, Fitim Arifi, i cili foli për rëndësinë e këtij programi në zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sport.

Moduli i parë, i zhvilluar gjatë fundjavës, ishte i fokusuar në menaxhimin e organizatave sportive.

Ligjërues në këtë modul ishin: Sekretari i EUSA-s, Matjaz Pecovnik, si ligjërues i jashtëm, si dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i programit ASMC 6, Ibër Alaj dhe Presidenti Nderi i KOK-ut, Besim Hasani, si ligjërues vendorë.

#ASMC7 #menaxhimiiorganizatavesportive

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre…