Nis fasadimi i objekteve banesore përgjatë sheshit “Adem Jashari”

13 maj 2022 | 13:29

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se ka nisur fasadimi i objekteve banesore përgjatë sheshit “Adem Jashari”.

“Një nga premtimet e mia elektorale ishte edhe fasadimi i objekteve banesore përgjatë Sheshit Adem Jashari. Jo veç pse e kemi dhënë fjalën, por është nevojë për të ndryshuar për të mirë pamjen e jashtme të ndërtesave, për të na mbetur asgjë më shumë se një kujtim dukja e tanishme e tyre, kur nesërmja do t’i zbardh në një panoramë të vërtetë”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se është i lumtur që ende pa u bërë gjashtë muaj, prej se ka marrë detyrën e kryetarit po nis të jetësohet ai premtim.

“Synim kemi që sheshit me emrin më të mirë në Kosovë, t’i japim madhështinë edhe në aspektin e ndërtimit. E këtë ua kemi borxh edhe banorëve”, ka thënë kryetari Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sara Hoxha di shpesh që të shfaqet edhe provokative në…