Nis finalja e madhe e Eurovision 2022

14 maj 2022 | 21:34

Pas dy mbrëmjeve gjysmëfinale të mbushura me shkëlqim këtë javë, sonte (e shtunë) ka nisur finalja e madhe e Eurovision 2022.

Ngjarja e cila po zhvilohet në Torino të Italisë, do të zgjasë për rreth katër orë, duke shfaqur përfaqësues të 25 vendeve që kaluan në finale.

Për sa i përket rezultatit, dyshohet se Kalush Orchestra të Ukrainës, do t’ia dalë jashtëzakonisht mirë me këngën e tyre “Stefania”, mes luftës së vazhdueshme të vendit me Rusinë.

Për herë të parë në shumë vite, kënga përfaqësuese e Mbretërisë së Bashkuar, e interpretuar Sam Ryder, është në një pozicion të mirë për të fituar.

Kjo është renditja zyrtare e shteteve finaliste sonte (e shtunë) në Eurovision 2022:

Republika Çeke: We Are Domi – Lights Off
Rumania: WRS – Llámame
Portugalia: MARO – Saudade, Saudade
Finlanda: The Rasmus – Jezebel
Zvicra: Marius Bear – Boys Do Cry
Franca: Alvan & Ahez – Fulenn
Noregjia: Subwoolfer – Give That Wolf A Banana
Armenia: Rosa Linn – Snap
Italia: Mahmood & Blanco – Brividi
Spanja: Chanel – SloMo
Holanda: S10 – De Diepte
Ukraina: Kalush Orchestra – Stefania
Gjermania: Malik Harris – Rockstars
Lituania: Monika Liu – Sentimentai
Azerbajxhani: Nadir Rustamli – Fade To Black
Belgjika: Jérémie Makiese – Miss You
Greqia: Amanda Georgiadi Tenfjord – Die Together
Islanda: Systur – Með Hækkandi Sól
Moldavia: Zdob şi Zdub & Advahov Brothers – Trenulețul
Suedia: Cornelia Jakobs – Hold Me Closer
Australia: Sheldon Riley – Not The Same
Mbretëria e Bashkuar: Sam Ryder – SPACE MAN
Polonia: Ochman – River
Serbia: Konstrakta – In Corpore Sano
Estonia: Stefan – Hope.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koha e rregullt dhe shtesat janë mbyllur në barazim midis…