Nis instalimi i rrjetit të ri të ndriçimit publik në Korishë
                05 shkurt 2024
                |  14:23
            
        Komuna e Prizrenit, në kuadër të zgjerimit të rrjetit të ndriçimit publik ka filluar punimet për implementimin e projektit të instalimit të rrjetit të ri në Korishë, i cili përfshin rreth 30 rrugë të fshatit.
Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj ka publikuar disa fotografi të këtyre rrugëve, pas përfundimit të një pjese të të punimeve.
“Një pamje mbresëlënëse, apo jo?”, ka shkruar ai në “Facebook”.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        