Nis intervistimi i kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë

01 shkurt 2026 | 13:59

Në stacioni Policorë Mitrovicë-Veri janë duke u bërë intervistime për shkak të dyshimit për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetor 2025.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë 43 persona që do të intervistohen për shkak të dyshimit për manipulim të votave në komunat e Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jug.

Numri i të intervistuarve më i madh është në komunën e Mitrovicës së Jugut. Ndërsa në Mitrovice të Veriut, po intervistohen edhe nga tre komunat e tjera veriore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi po planifikon një ndryshim të madh në afatin…