Nis ‘Java e Grassroots’-it, presidenti i FFK-së: ‘Grassroots’ nuk është vetëm lojë futbolli

22 shtator 2025 | 15:48

Në Mitrovicën e Veriut ka nisur të hënën “Java e Grassroots” si një fillim i mbarë i një shprese të re.

Të rinj e të reja i janë bashkuar kësaj ngjarje në fushë për të ndërtuar ura që vetëm futbolli mund t’i krijojë.

Me këtë rast, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka thënë “Grassroots” nuk është vetëm lojë futbolli, por është edukim, zhvillim dhe bashkim.

“Me futbollin si gjuhë të përbashkët të respektit, e nisëm Javën e Grassroots sot në Mitrovicën e Veriut. Kënaqësi dhe nder i veçantë të jem pjesë e këtij aktiviteti, ku fëmijët u bashkuan në fushë për të përjetuar emocionin që vetëm futbolli mund ta sjellë. Grassroots nuk është vetëm lojë futbolli, është edukim, zhvillim dhe bashkim. Është themeli mbi të cilin ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë – futbollistët e së ardhmes. FFK-ja do të vazhdojë me përkushtim të mbështesë projekte të tilla kudo në Kosovë, sepse besojmë se çdo fëmijë meriton të rritet me vlerat që i mëson futbolli: respektin, bashkëpunimin dhe punën e palodhur. Sot ishte vetëm dita e parë. Java e Grassroots sapo ka nisur dhe FFK është përkujdesur që të ketë aktivitete gjithandej Kosovës!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filluan sot punimet për ndërtimin e 17 akseve rrugore në…