Nis manifestimi “Java e dyerve të hapura”

23 prill 2018 | 13:43

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar manifestimin “Java e dyerve të hapura”, e cila i dedikohet semimaturatëve.  Ky aktivitet do të zgjasë deri më 27 prill.

Për një javë rresht nxënësit e klasave të IX në mënyrë të organizuar nga shkolla do ta vizitojnë gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe shkollën e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci”, ku do të marrin informata të hollësishme për profilet që ofrojnë këto shkolla.

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe shkolla e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” kanë përgatitur fletëpalosjen dhe pankartën për orientimin dhe informimin profesional të nxënësve.

Image may contain: 1 person, textImage may contain: 1 personNo automatic alt text available.No automatic alt text available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tash disa javë ka…