Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut
Sipas burimeve te Periskopit, deri më tani janë mbledhur rreth 150 nënshkrime, e ku pretendohet se numri do shkojë mbi 200 që kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut. Gjithsej janë 355 delegatë të LDK-së, numër ky i nënshkrimeve i mjaftueshëm për shkarkimin e kryetarit aktual.
Vlen të theksohet se burime të Periskopit brenda LDK-së janë shprehur se zyrtarë pro Abdixhikut nga kjo parti, po bëjnë vazhdimisht thirrje që të mos nënshkruajnë për shkarkimin e tij.
Krejt në fund, të njëjtat burime bëjnë me dije se javën që po hyjmë, do thirret edhe Kuvendi për shkarkimin e Abdixhikut.
Nga ana tjetër Abdixhiku kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, dhe të kryetarit të Degës në Lipjan, Imri Ahmeti, për siç tha rezultatin e dobët në këto degë.
Më pas, Abdixhiku deklaroi se Kuvendi i LDK-së do të mblidhet në vitin 2027, në mbledhjen e rregullt.
Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Abdixhiku kishte ofruar dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, por më 31 janar Kuvendi i LDK-së e refuzoi atë kërkesë.



