Nis ndërtimi i memorialit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë

30 maj 2018 | 14:30

Kanë rifilluar punimet në ndërtimin e memorialit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, përkatësisht të dëshmorëve të Brigadës 122 “Imer Krasniqi”.

Në ceremoninë fillimit të këtyre punimeve kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe zyrtarë të tjerë.

Ky memorial ndërtohet në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të memorialit dhe sheshit në këtë hapësirë, nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorial.

Punimet e filluar kohë më parë, ishin ndërprerë për shkak të kërkesës së arsyeshme të organizatave të dala nga lufta për ndërrimin e vendit, brenda hapësirës së varreza të dëshmorëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me…