Nis në Ferizaj stadiumi i ri, vlera 17 milionë euro

12 shtator 2025 | 08:29

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve të Stadiumit të Ri të Qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj, një investim prej 17 milionë eurosh që pritet të ketë kapacitet prej 8,415 ulëseve.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se ky projekt është realizim i kërkesës së komunitetit sportiv të qytetit.

“Falënderim Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për bashkëpunimin për ta jetësuar këtë projekt që për themel ka kërkesën e komunitetit sportiv të Ferizajt. Urime futbollistëve, klubeve sportive, sportistëve e sportdashësve”, është shprehur Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup prej 52 të burgosurish politikë janë liruar nga…