Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
29 dhjetor 2025
| 13:06
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.
Numërimi i tyre po bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.



