Nis periudha e votimit përmes postës për votuesit jashtë Kosovës
27 tetor 2025
| 11:19
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për votim me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Në njoftimin e KQZ-së është thënë se kjo periudhë do të zgjasë deri më 8 nëntor të këtij viti.
“Kjo periudhë e votimit (27 tetor – 8 nëntor 2025) do të vlejë vetëm për 29 712 shtetasit e Republikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim”, ka njoftuar KQZ-ja.



