Nis peticioni për anulimin e testeve për COVID të dërguara nga Serbia

19 prill 2020 | 09:54

Ka filluar një peticion, me të cilin synohet të mblidhen të gjithë kundërshtuesit e “ndihmës” nga Serbia pa dallime, me të cilin do t’i kërkohet qeverisë në detyrë që menjëherë të anulojë këtë dërgesë.

Nëpërmjet një njoftimi thuhet se dërgesa e fundit që erdhi nga Serbia ishin votat e helmuara që dërguan mbi 20 punëtorë të KQZ në QKUK.

“Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshën e atyre që na djegën e na vranë. Serbia duhet të jap përgjegjësi për masakrat, të pagjeturit, të dhunuarat, të burgosurit politik e rrënimin e ekonomisë në Kosovë, ndërsa përmes pranimit të kësaj “ndihme”, ne e maskojmë me humanizëm fytyrën kriminale të Vuqiçit dhe ish-vartësve të tjerë të Milosheviçit. Të bashkuar në këtë peticion kërkojmë nga Qeveria në detyrë anulimin e menjëhershëm të kësaj dërgese”, thuhet në njoftim.

Peticioni përfaqësohet nga Fitim Çeku, gazetar dhe Granit Geci, Driton Bardheci, Endrit Zabërgja, aktivistë politikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Financimi monetar është një term modern për njërën nga tabutë…