Nis protesta për vrasjen e 35-vjeçares në oborrin e QKUK-së

01 dhjetor 2022 | 16:26

Ka nisur protesta për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së.

Qindra protestues janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme.

“Polici jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave”, “Edhe sa thirrje të humbura”, janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.

Ndryshe, Policia nuk e ka arrestuar ende dorasin e dyshuar për tragjedinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor…