Nis raundi i katërt i bisedimeve Ukrainë – Rusi

14 mars 2022 | 11:25

Delegacioni i Ukrainës dhe ai i Rusisë nga mëngjesi i sotëm i kanë nisur bisedimet për paqe.

Raundi i katërt është duke u zhvilluar me anë të një video-lidhje. Zyrtari ukrainas, Mikhail Pontoliak, ka thënë se bisedimet do të jenë të fokusuara në vendosjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe dhënien e garancisë për sigurinë e Ukrainës.

“Diskutime të vështira, edhe pse Rusia është e vetëdijshme për marrëzitë e agresionit të saj, ajo ka ende iluzionin se 19 ditët e dhunës kundër qyteteve paqësore të Ukrainës janë strategjia e duhur”, ka shkruar Pontoliak në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në…