Nis seanca konstituive, pajtohen partitë që të vazhdohet me komisionin e njëjtë
19 prill 2025
| 12:51
Të pranishëm janë 120 deputetë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se në takimin e sotëm konsultativ me partitë politike janë pajtuar që të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.
120 deputetët janë pajtuar që të vazhdohet me komisionin e njëjtë.
Dehari ka ftuar anëtarët e partive politike që për 30 minuta ta përpilojnë raportin e ri për verifikimin e mandateve që më pas do të dërgohet në sallë plenare për votim.



