Nis shitja e biletave për miqësoren Shqipëri-Kili që luhet më 22 mars në Parma

28 shkurt 2024 | 19:11

Më 22 mars, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore ndaj Kilit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë duke klikuar në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili

FSHF nënvizon se për këtë ndeshje do të jenë të disponueshme në të gjitha pikat e autorizuara nga Ticketone dhe në faqen e internetit: sport.ticketone.it

Lexoni me kujdes manualin e mëposhtëm për të blerë biletën për ndeshjen miqësore Shqipëri – Kili:

  • Nevojitet të regjistroheni në ticketone.it në mënyrë që të blini biletën.
  • Të dhënat e detyrueshme që do ju kërkohen në momentin e blerjes së biletës suaj si: Emër/Mbiemër/Datëlindje/Vendlindje/Gjini duhet të jenë të sakta sipas kartës suaj të identitetit. Nëse të dhënat nuk janë të sakta nuk do ju lejohet hyrja në stadium.
  • Nëse dëshironi të ndryshoni të dhënat e biletës suaj, mjafton të logoheni në llogarine tuaj të Ticketone dhe të modifikoni biletën duke klikuar në sport.ticketone.it/post-order. KUJDES! Ndryshimi lejohet deri në tre ditë para ndeshjes, më vonë nuk lejoheni të bëni ndryshime në biletë.
  • Ju mund të procedoni me pagesën përmes disa metodave: Pagesë me kartat VISAMASTERCARDMAESTRO si edhe PAYPAL.
  • Bileta është elektronike, por ju keni të drejtën edhe ta printoni. Vini re, nëse bileta nuk vjen brenda 5 minutash në postën tuaj elektronike (e-mail) lutemi të kontrolloni kartelën SPAM.
  • Fëmijët deri në moshën 12 vjec perfitojnë 50 % ulje në sektoret “Distinti”. KUJDES: Mosha e fëmijës duhet të jetë e saktë, pasi nëse nuk rezulton e njejtë në kontrollin e ID përpara se të hyni në stadium, nuk do ju lejohet hyrja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbolli kosovar ka mbetur pa një personalitet shumë të rëndësishëm.…