Nis sot Festivali i Teatrove në Suharekë

08 shtator 2025 | 08:31

Fillon edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove Suharekë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon, që mbledh trupa teatrore nga trevat shqiptare.

Edicioni i sivjetëm do të hapet me shfaqjen “Pacienti i Dr. Frojdit”, një prodhim i Teatrit të Tetovës, me regji të Gent M. Çajanit.

Shfaqja sjell një qasje origjinale dhe me humor të thellë mbi raportin mes pacientit dhe psikoanalistit, duke ngritur pyetje mbi identitetin, kujtesën dhe shoqërinë.

Festivali pritet të zgjasë disa ditë dhe do të sjellë në skenën e Suharekës emra të njohur të teatrit shqiptar, duke ofruar një platformë të pasur për bashkëpunim artistik dhe promovim të kulturës skenike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Agjencisë për Investime dhe…