
Nis takimi i Osmanit me Krasniqin
02 korrik 2025
| 13:38
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në kuadër të përpjekjeve për të tejkaluar ngërçin politik që ka bllokuar konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
“Foto nga takimi i presidentes Osmani me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi”, ka njoftuar Presidenca.
Takimi me kryetarin e PDK-së vjen pas atij të zhvilluar në orët e paradites me kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.