Nis vendosja e tiketave në veturat me targa të Serbisë, policia jep detaje

04 tetor 2021 | 10:23

Sot ka nisur zbatimi i një prej pikave të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për vendosjen e tiketave në targa.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka konfirmuar se zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, përcjell Epoka e re.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi”, thuhet tutje në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Zbatimi i vendimit sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mbi vendosjen e stikersave në targa

Prishtinë, 4 tetor 2021

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave.

Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë.

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët e ekonomisë po vlerësojnë se Fondi Sovran mund të…