Nisem

08 janar 15:30

Mëngjesin e hershëm
Para se të zbardhë agmia
Qiellit ngjitem fluturimthi
Në kapjen e një drite të re.

Kaltërsisë qiellore
Mbi shtëllunga bardhoshe
Kapluar me ndjenjë malli
Përpiqem ta kuptoj pritjen
Çfarë do të mē sjellë e sotmja.

E prekur nga përqafimi i ikjes
Malli për engjëjt në sy gjumi
Lutjet e tyre fluturojnë qiellit
Zot na kthe prapë buzëqeshjen.

Me drithërimë zemre symbushur lot
U dhash besën e zemrës së çarë
Do të kthehem prapë aty ku linda.

06.01.2021
Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimisht ishte raportuar se Tirana ka probleme me merkaton këtë…