
Niset kortezhi i Nexhmije Pagarushës
09 shkurt 2020
| 12:07
Kortezhi i këngëtares së mirënjohur, Nexhmije Pagarushës, është nisur nga Teatri Kombëtar i Kosovës për të kaluar nëpër e sheshet kryesore të Prishtinës.
Kortezhi do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti”, ku pastaj niset për në Malishevë.
Nexhmije Pagarusha do të varroset në Pagarushë të Malishevës, në orën 14:30.
Pranë arkivolit të 86-vjeçares po qëndrojnë performues nga ansambli “Shota”.