
Nishori rrëfen për çastin kur i tregoi gruas për dhunimin
Ramadan Nishorit në emisionin “Krejt Kapak” në Klan Kosova ka folur mbi abuzimin seksual nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai rrëfeu edhe momentin kur ia ka treguar gruas këtë gjë, duke thënë se e ka përkrahur dhe prej asaj nate i qajnë hallet bashkë.
“Kam qenë i fejuar para se me ndodh kjo. Një natë me probleme shëndetësore, gruaja më tha ke diçka, po të mundon diçka. Hiç s’jam menduar shumë i kam treguar gruas se çka më ka ndodh. Ajo s’foli, ia nisi me qajtë, i kam tregu pasi kemi shkuar të flejmë edhe atë natë ajo nisi me qajtë edhe asnjë llaf, as unë me të, as ajo me mua, vetëm qajke në heshtje”.
“Të nesërmen në mëngjes më tha “luftë ka qenë, çdonjërit ka mundur t’i ndodh, por deri më sot ti e din si e ke pasur përkrahjen time, por sot e tutje, do ta kesh edhe më shumë”. U ndjeva i liruar edhe ish tjetra që më prej asaj dite nuk dilsha natën prej shpisë, por i qajshim hallet bashkë me gruan, aty qajshim bashkë”, u shpreh tutje Nishori.