Nisi festën 6 ditë më parë, ky është projekti gjigant i Ilir Shaqirit për 28 Nëntor

24 nëntor 2022 | 14:07

Ilir Shaqiri është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, ku kujdeset të mbush tregun muzikor me hite të padiskutueshme.

Dy ditë më parë lansoj projektin muzikor “Kongresi i Alfabetit” i cili u mirëprit nga fansat e tij.

Për Indeksonline, këngëtari zbuloi se festat e muajit nëntor i ka nisur me projekt të madh muzikor.

“Festat e nëntorit të lavdishëm i fillova me datën 22, me përurimin e projektit muzikor “Kongresi i Alfabetit”, në Shkup dhe Manastir, e që u prit jashtzakonisht mirë. Këtë vit kënga “Në një flamur të pandarë”, do jetë lajtmotivi i kësaj feste!”.

Për festën e 28 Nëntorit këngëtari do të jetë në Tiranë.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë na ka ftuar sonte që të festojmë, gjithashtu Presidenti i Shqipërisë ka organizuar një pritje solemne më datën 28 nëntor në Tiranë.

Gëzuar shqiptarë kudo jeni!”, përfundoi ai.

Më poshtë mund të dëgjoni një pjesë nga performanca e 28 nëntorit në vitin 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni mbetet skuadra më e mirë këtë sezon në NBA,…