Nisin aktivitetet për shënimin e 141-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

10 qershor 2019 | 14:39

Me organizimin e orës letrare për fëmijë “Ditët e Lidhjes”, të hënën kanë filluar aktivitetet të cilat do të organizohen nga Komuna e Prizrenit me rastin e 141-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ora letrare është organizuar në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa në prezencë të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, zyrtarëve komunalë, nxënësve nga shkollat fillore dhe poetëve e shkrimtarëve të ndryshëm, janë recituar poezi të shumta për fëmijë.

Ora letrare ka vazhduar me poezitë për të rritur, si dhe është mbajtur koncerti muzikor “Nostalgjia” me performancë të artistëve Agim Gërguri, Osman Shehu dhe Agim Tejeci.

Ndërsa, turneu i futbollit dhe i basketbollit i paralajmëruar për të hënën do të organizohet më 12 qershor nga ora 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputetin Labinot…