
Nisin bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase
03 mars 2022
| 16:14
Sapo kanë nisur bisedimet për paqe midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Vendi ku po zhvillohet takimi është ende i pazbuluar, por dihet vetëm që është në kufi të Ukrainës.
“CNN” shkruan se të dyja palët shtrënguan duart para se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre.
Çështjet kryesore në agjendës janë armëpushimi i menjëhershëm dhe krijimi i korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara.
Ky është raundi i dytë i bisedimeve, pasi takimi i parë ishte pa asnjë rezultat.