Nisin hetimet, piloti i lë të dashurës “një xhiro” avionin me 50 udhëtarë

04 nëntor 2019 | 11:08

Videoja e një gruaje që i jep avionit komercial me 50 udhëtarë brenda, teksa piloti e udhëzon, ka bërë që të hapet një hetim në Rusi. Gruaja, e quajtur Ana, pa asnjë kualifikim si pilote, është e dashura e pilotit, të quajtur Kirill.

Ajo është filmuar te komandat e avionit, ndërkohë që zëri i pilotit dëgjohet teksa i jep udhëzime. Ana e kishte postuar videon në “Instagram”, por tani është fshirë.

Kompania ka thënë se dyshojnë që pamjet s’kanë lidhje me transportimin e udhëtarëve nga ana e tyre, por prokuroria ka nisur tashmë hetimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha makinat e tjera kaluan, por elefanti te parku…