Nisin punimet në rrugën transitore në Malishevë, Limaj thotë se Qeveria po i mbështet komunat

08 shtator 2018 | 14:12

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kanë vizituar Komunën e Malishevës ku u pritëm nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.

Limaj ka bërë me dije se nga sot edhe zyrtarisht ka nisur fillimi i punimeve të rrugës transitore, e cila do ta lehtësojë në masë të madhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në këtë zonë.

“Ky projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone është në vazhdën e projekteve të shumta që Qeveria e Kosovës po i mbështet komunat gjithandej vendit.

Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur në realizimin e projekteve me të cilat synohet të përmirësohet infrastruktura si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Limaj.

Ai ka uruar qytetarët e Malishevës për fillimin e këtij projekti, që sipas tij është mjaft të rëndësishëm. 

“Ky projekt është dëshmi se si qeveri po i mbështesim të gjitha komunat pa dallime”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj së bashku me ministrin e…