
Nisin takimet, presidentja Osmani e pret Kurtin
02 korrik 2025
| 10:18
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e LV-së, Albin Kurtin.
“Foto nga takimi i presidentes Osmani me kryeministrin në detyrë, njëherësh kyetar i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti”, ka shkruar në “Facebook” Presidenca.
Synimi i këtij takimi është zgjidhja e bllokadës politike që është krijuar me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.