Nisma “Ballkani i Hapur”, takohen Vuçiqi, Rama dhe Dimitrovi
04 nëntor 2021
| 11:38
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në Pallatin e Serbisë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, me të cilët do të ketë disa takime në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Open Balkan është një vendim historik!”, ka shkruar Vuçiqi në llogarinë e vet në “Instagram”, ku ka postuar edhe disa fotografi nga takimi.
Vuçiqi, Rama dhe Dimitrovi fillimisht do të bisedojnë me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Pas kësaj do të vazhdon takimi i tre zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik.
Më pas, do të mbahet takimi i tre zyrtarëve, pas të cilit Vuçiqi, Rama dhe Dimitrov do të drejtohen para mediave.