NISMA bën homazhe në Prekaz për nder të festave të Nëntorit

27 nëntor 2020 | 15:38

Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, i kryesuar nga kryetari i saj, Fatmir Limaj, në prag të festave të 28 nëntorit, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, për të nderuar të gjithë dëshmorët në festën më të madhe të kombit shqiptar, festën e Flamurit.

Në komunikatën e kësaj partie dërguar mediave thuhet se, kjo datë ngërthen në vete tri ngjarje shumë të rëndësishme; festën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe daljen për herë të parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo festë është moment i mirë për të sjellë në kujtesën tonë si shtet se çfarë dhimbje e vuajtje kemi kaluar ndër breza për të ardhur në këtë ditë. Andaj, më shumë se kurrë na duhet bashkim e unitet në shtet ndërtim për të vërtetën historike e cila po na luhatet e kërcënohet nga ata që dje kanë kërcënuar qenien tonë, lirinë tonë dhe sot bëjnë përpjekje për të kërcënuar të vërtetën dhe historinë tonë, thuhet mes tjerash në komunikatën e Nismës. Në këtë ditë të shënuar kujtojmë të gjithë ata që i shërbyen kësaj date ndër shekuj. Të gjithë qytetarëve urime Festat e 28 nëntorit! Lavdi dëshmorëve të Kombit, thuhet në fund të kësaj komunikate të Nismës Socialdemokrate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo do të mungojë ndeshjen qw Juventusi e zhvillon…