NISMA e gatshme të bisedojë me Kurtin për Qeverinë, Izmaku: Duhet të sqarohet pozita e Dimal Bashës

14 tetor 2025 | 13:31

Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje për të biseduar rreth formimit të qeverisë së re.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë afat për formimin e qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, thotë për KosovaPress se partia e saj “ka një përgjegjshmëri politike dhe s’ka asnjë arsye mos me qenë në tavolinë të diskutimit me LVV-në”.

Ajo thekson se nëse formimi i qeverisë së re varet vetëm nga tri votat e Nisma Socialdemokrate, “atëherë në raport me krijimin e institucioneve të reja nuk do të ketë kushte”.

Megjithatë, Izmaku thekson domosdoshmërinë që të “sqarohet pozita e kryetarit të Kuvendit”, pasi sipas saj, legjislativi nuk duhet të funksionojë me një figurë e cila ka krijuar përçarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazmi Jusufi, anëtar i komisionit zgjedhor në shtetin holandezë…