Nisma merr dy asamblistë në Vushtrri, Izmaku falënderon qytetarët për besimin e dhënë

19 tetor 2025 | 16:53

Kryetarja e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, dega në Vushtrri, Xhevahire Izmaku, ka falënderuar ekipin e saj si dhe qytetarët për besimin e dhënë, duke uruar për fitoren dy asamblistët e Nismës, Kushtrim Veselin dhe Diellza Pllanën.

“Sot, në këtë të diel pas zgjedhjeve, u mblodhëm në zyrën e Nismës në Vushtrri për të falënderuar ekipin tonë dhe për të uruar fitoren e dy asamblistëve tanë, Kushtrim Veselit dhe Diellza Pllanës.

Ky është vetëm fillimi i rrugës sonë – Nisma në Vushtrri po nis fuqishëm kapitullin e ri të përfaqësimit me dinjitet dhe punë”, ka shkruar kryetarja e Nismës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e…