NISMA nuk e voton Konjufcën dhe nuk merr pjesë në seancën e buxhetit

18 nëntor 2025 | 19:50

As Nisma SocialDemokrate nuk do të merre pjesë në seancën e nesërme ku pritet të hedhet në votim buxheti për vitin 2026.

Burime brenda NISMA-s, bëjnë me dije se ky subjekt politik, nuk do të merre pjesë në seancën e orës 11:00, ku pikë e rendit të ditës është votimi i buxhetit.

Përveç saj, burime të NISMA-së deklarojnë se deputetët e kësaj partie nuk kanë votë për kandidatin për kryeministër, Glauk Konjufca.

‘’NISMA nuk merre pjesë në seancën e buxhetit dhe nuk e voton as Konjufcën për kryeministër’’, tha burimi i NISMA-s për FrontOnline.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate e ka konfirmuar se nuk…