
Nisma reagon pas publikimit të Exit Polleve
Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të Exit Polleve.
Nisma thotë se Exit Pollet tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje por nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit.
Exit Poll-i i PIPOS e ka nxjerr Nismën me 2, 6 për qind, ndërkaq Exit Poll-i i RTV Dukagjinit e ka nxjerr me 2,7 për qind.
Reagimi i plotë i Nismë Socialdemokrate:
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!
Saktësia e exit polleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!
Prandaj, ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMA-së që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!
Sipas raportimeve nga degët dhe zyrtarët e NISMA në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.
NISMA Socialdemokrate!