Nisma Socialdemokrate nis përgatitjet për zgjedhjet lokale në Pejë

16 korrik 2025 | 16:25

Nisma Socialdemokrate e Kosovës, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale. Kryetari Fatmir Limaj dhe anëtari i kryesisë Artan Nimani kanë vizituar degën e kësaj partie në Pejë. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Nismës.

Njoftimi i plotë:

Nisma Socialdemokrate nis përgatitjet për zgjedhjet lokale në Pejë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, së bashku me anëtarin e Kryesisë qendrore, Prof. Dr. Artan Nimani, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë realizuar një vizitë pune në degën e Nismës në Pejë.

Gjatë takimeve me strukturat lokale u diskutua për dinamikën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, mobilizimin organizativ dhe krijimin e ekipeve profesionale që do të ofrojnë alternativa të fuqishme për qytetarët e Pejës.

Nisma Socialdemokrate po ndërton një platformë të qartë zhvillimore dhe përfaqësuese, duke fuqizuar strukturat në çdo komunë me qëllim që të jetë afër qytetarëve dhe sfidave të tyre të përditshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Tiranës ka ndëshkuar me një gjobë prej 100…