
Nisma synon Prizrenin: Lena s’është dosido, ishte në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)
26 shtator 2025
| 22:42
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë sot në Prizren, bashkë me Albulena Halimajn, kandidaten për kryetare të këtij qyteti për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në tubimin e tyre të sotëm me prizrenas u pa se pati boll mbështetje atje, raporton Klan Kosova.
Limaj para të pranishmëve e lëvdoi Albulenën duke thënë se ajo është kandidate që e njeh mirë qeverisjen lokale.
I njëjti theksoi se ajo ka qenë edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe është një grua e përgatitur për përgjegjësi.
Pas përfundimit te fjalimeve, të pranishmit i ftuan për çaj, në tryezën e përbashkët.