Nitaj: Serbia po blenë armë të avancuara, ne ende pyesim se a duhet të formohet Ushtria e Kosovës?!

07 dhjetor 2018 | 08:32

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se për transformimin e FSK-së ka pasur një votë unanime dhe Kosova është një vend sovran.

“Kosova do të ketë ushtrinë e saj me 14 dhjetor. Është e vërtetë që disa shtete të NATO-s kanë shpreh rezerva, por ne themi se ushtria po bëhet edhe me pajtimin e miqve ndërkombëtarë”.

Nitaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se meritat për formimin e ushtrisë i ka e gjithë klasa politike kosovare.

“Krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk po bëhet për të kundërshtuar NATO-n. Duhet pasur parasysh se forcat e NATO-s janë këto prej 20 vitesh dhe një ditë ato do të largohen dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të krijojë siguri dhe madje të eksportojë”.

Deputeti i AAK-së ka thënë se Kosova ka dhënë shumë nga vetja këto vite, por për fat të keq nuk është shpërblyer për koncesionet e bëra.

“Ka informacione të sakta se Serbia po blenë armë shumë të avancuara dhe po ndërton baza ushtarake afër kufijve të Kosovës, dhe ne ende pyesim se a duhet të formohet ushtria e Kosovës. Ushtria jonë do të ketë rol mbrojtës”.

Nitaj ka thënë se disa ngjarje që kanë ndodhur në Kosovë kanë rikthyer një shpresë te qytetarët.

Duke folur për taksën ndaj produkteve serbe, deputeti i AAK-së ka thënë se kjo masë nuk është populiste pasi një shtet si Serbia po lufton Kosovën me të gjitha mjetet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, me fillim nga ora 11:00, pritet të vazhdojë seanca…