Njazi Thaçi zgjedhet drejtor menaxhues i KEK-ut

26 tetor 2018 | 11:52

Drejtor menaxhues i KEK-ut është zgjedhur Njazi Thaçi meqë ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për këtë pozitë.

I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit shoqërisë civile.

“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada e Britanisë, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e drejtorit menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit. Komisionit i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit. I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI”, është thënë në komunikatën e KEK-ut.

/Epoka e re/

  

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kendall Jenner sa herë të postoj foto në rrjetet sociale…