
Një qytetar nga Fushë-Kosova vdes nga Covid-19
08 gusht 2020
| 21:46
Edhe një pacient në Kosovë ka humbur betejën me koronavirusin.
Bëhet fjalë për Azem Berishën nga Fushë Kosova, i cili ndërroi jetë sot si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga Covid-19.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.
“Azemi (Berisha), bashkëvendasi e shoku im, iku nga kjo botë! Lajm që më shokoi, më trishtoi dhe më shtoi mërzinë aç shumë sa që ende nuk po besoj”, ka shkruar Topalli.