Një 16-vjeçare shqiptare, gjendet e vdekur në dhomën e prindërve të saj në Itali

15 shkurt 2020 | 22:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Montefiascone të Italisë këtë të shtunë, pasi shqiptarja Aurora Grazini, është gjetur e vdekur në shtratin e prindërve të saj.

Siç thonë familjarët, 16-vjeçarja për dhjetë ditë kishte vuajtur nga problemet shëndetësore dhe humbja peshës.

Kështu, ajo kishte shkuar në spitalin Belcolle për kontrolle, por disa orë pasi është kthyer në shtëpi, është gjetur pa shenja jete.

Prindërit e Aurorës, menjëherë kishin telefonuar ambulancën por pa sukses, pasi ajo veçse kishte ndërruar jetë, shkruajnë mediat italiane.

Vdekja e saj po konsiderohet misterioze dhe për këtë, Policia dhe Prokurori Publik i Viterbo, tashmë kanë nisur hetimet e para për të zbardhur të plota shkaqet e vdekjes së saj.

Trupi i 16-vjeçares është dërguar në morg dhe është vënë në dispozicion të mjekëve ligjor për të kryer ekspertizën.

Autopsia gjithashtu do të sqarojë nëse Aurora Grazini vuante nga ndonjë patologji ose keq-formim i lindur që nuk është diagnostikuar më herët e që do ka shkaktuar vdekjen e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri karrierën e…