Një 39-vjeçar gjendet i vdekur në bregdetin e Durrësit

11 gusht 2023 | 12:14

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bregdetin e Durrësit.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ai ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner festoi 26-vjetorin e saj të lindjes si një…