Një 53-vjeçar arrestohet pas incidentit gjatë paradës së fitores së Liverpool FC

26 maj 2025 | 21:43

Një burrë 53-vjeçar, shtetas britanik dhe banor i zonës së Liverpool-it, është arrestuar nga Policia e Merseyside pas një incidenti të ndodhur gjatë paradës së fitores së ekipit të futbollit Liverpool FC.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën Water Street në qendër të qytetit, ku një makinë hyri në turmë gjatë festimeve, transmeton klankosova.tv.

Zëdhënësi i Policisë së Merseyside sipas Skysport tha se ”Do të kërkonim nga qytetarët të mos spekulojnë rreth rrethanave të incidentit të ndodhur sonte në Water Street. Mund të konfirmojmë se personi i arrestuar është një burrë 53-vjeçar, shtetas britanik me origjinë të bardhë nga zona e Liverpool-it.”

Autoritetet kanë nisur hetime të thelluara për të zbardhur rrethanat që çuan në përplasjen me turmën. Nuk janë dhënë ende informacione zyrtare për numrin e të lënduarve apo për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia vijon të mbledhë prova dhe dëshmi nga vendngjarja, ndërsa pritet një reagim më i plotë në orët në vijim.

Pamje të rënda! Makina hyn mes turmës dhe përplas dhjetra tifozë të Liverpool që po festonin titullin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia është njoftuar pas një incidenti të rëndë në Merseyside…